19.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Suspendohet gjyqtarja që dënoi me 8 muaj e 8 ditë burgim dhunuesin e 15-vjeçares

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka suspenduar gjyqtaren Florije Zatriqi e cila e kishte dënuar me 8 muaj e 8 ditë dhunuesin e një të miture.

KGjK-ja ka bërë me dije se ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme.

“Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, ka njoftuar KGjK-ja.

Gjykata Themelore e Pejës kishte vlerësuar rrethanat lehtësuese për personin me inicialet P.K., para se ta dënonte me 8 muaj e 8 ditë burgim për dhunimin e një 15-vjeçareje në një shtëpi të pabanuar në Gjakovë, bashkë me dy shokët e tij të mitur.

Si rrethana lehtësuese gjykata ka vlerësuar se P.K., ka pranuar fajësinë dhe ka shprehur keqardhje për veprën që ka kryer, faktin se tani ka një lidhje jashtëmartesore dhe një vajzë 4 muajshe si dhe nga kryerja e veprës penale kanë kaluar gati 10 vite. Janë marrë për bazë edhe lehtësime të tjera, të cilat konsiderohen skandaloze.

Rrethanë lehtësuese për 31-vjeçarin, i cili në vitin 2012 ishte 21 vjeç kur kishte kryer veprën, është marrë edhe shoqërimi i tij me dy të mitur që sipas gjykatës, flasin për “pjekurinë e tij psikike”. Si dhe deklarata e të miturës në polici e prokurori se me rastin e marrëdhënies seksuale nuk kishte pasur lëndime. Ndërsa, rrethana rënduese gjykata nuk i ka gjetur.

Më Shumë

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli festojnë përvjetorin e parë të martesës si prindër

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli festojnë sot përvjetorin e tyre të parë të martesës, por edhe me një status të veçantë, pasi pak ditë...

Lajmet e Fundit