27.3 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Trajneri i Kroacisë deklaron se nuk do ta ftojë Rebic-in derisa ai të kërkojë falje publike

Futbollisti i Milan-it, Ante Rebic, mund të jetë një mungesë e madhe e kombëtares së Kroacisë, në dy ndeshjet vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Trajneri i përfaqësueses kroate, Zlatko Dalic, ka deklaruar se nuk do ta ftojë Rebic-in te kombëtarja, derisa ai nuk kërkon falje publike.

“Ishte ai që tha se Kroacia është ekipi m…, jo unë”, u shpreh Zlatko Dalic duke arsyetuar edhe njëherë zgjedhjen e tij për të lënë jashtë kombëtares 28 vjeçarin, deri në momentin që ky u fundit do të kërkojë falje publike.

Kujtojmë që Rebic kishte shpërthyer me fjalë fyese ndaj shokëve të ekipit të tij, kur Kroacia pësoi humbjen në ndeshjen e Kampionatit Evropian, Euro 2020 kundër Spanjës, humbje e cila iu kushtoi me eliminim.

Kjo gjë e shtyu trajnerin Dalic të marrë këtë vendim drastik, për ta lënë jashtë skuadre futbollistin kuqezi, i cili është një nga lojtarët kryesorë të Kroacia.

Sulmuesi 28-vjeçar u rikthye nga dëmtimi fundjavën që lamë pas, duke luajtur në pjesën e dytë në derbin e Milan-it ndaj Inter-it.

Kroacia do të ketë dy ndeshje tejet të rëndësishme, për të kërkuar një kualifikim direkt në Kupën e Botës.

Fillimisht kroatët do të luajnë në udhëtim te Malta më 11 nëntor, ndërsa tre ditë më vonë do ta zhvillojë “finalen” ndaj Rusisë.

Momentalisht Kroacia renditet në vendin e dytë të Grupit H, me 17 pikë të grumbulluara, dy më pak se vendi i parë Rusia.

Kujtojmë që vetëm vendi i parë do të kualifikohet direkt në Katar, derisa vendi i dytë i grupit duhet ta kërkojë pjesëmarrjen përmes fazës play-off.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Rexhbeçaj: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

Elvis Rexhbeçaj mbrëmë ka qenë protagonist në fitoren e madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë. Dardanët mundën Suedinë, me rezultat 2-0 në ‘Fadil Vokrri’,...

Fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Prizren, gati për qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se tashmë janë finalizuar fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë. Qytetarët e Prizrenit,...

Lajmet e Fundit