City ia cakton çmimin Sterlingut

Klubi anglez, Manchester City tashmë i ka vendosur çmimin sulmuesit anësor anglez, Raheem Sterling.

Sterling ka hasur në vështirësi në sezonin e fundit dhe këtë aktual, pasi ka humbur vendin e titullarit te City.

Situata e krijuar me të në Etihad ka bërë që anglezi të mendojë largimin në mes të sezonit, në afatin kalimtar të janarit.

Tashmë edhe drejtuesit e Cityt dhe trajneri Pep Guardiola thuhet se janë pajtuar me largimin e lojtarit dhe i kanë vendosur edhe çmimin.

Sipas mediumit britanik Metro, City do të kërkojë rreth 45 milionë funte apo rreth 52 milionë euro nga çdo marrëveshje që përfshin Sterlingun.

Barcelona ka qenë shumë e lidhur me reprezentuesin anglez, por ideja e tyre është një huazim i thjeshtë me mundësi blerje, pasi nuk kanë fonde këtë janar.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Lajmet e Fundit