7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

LDK: Në Kosovë, drogat më të lira se ilaçet

te rinjet e LDKForumi i të Rinjve të LDK-së, ka shprehur shqetësimin e tyre për, siç thonë, gjendjen e vështirë shëndetësore të të rinjve në Kosovë. Sipas udhëheqësve të FR të LDK-së, institucionet kompetente nuk janë duke bërë asgjë që t’iu ndihmojnë familjeve dhe të rinjve që kanë nevojë për kurime jashtë vendit.
Kryetari i FR të LDK-së Armend Ibrahimi, tha se vazhdojnë të ndihen thellësisht të shqetësuar me gjendjen e të rinjve në Kosovë.

Ai tha se kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin shumë mesazhe prej miqve dhe familjarëve të të rinjve që janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe kanë nevojë urgjente dhe të domosdoshme për intervenime jashtë vendit, transmeton KP.

“Duke marr parasysh se intervenimet jashtë vendit në të shumtën e rasteve janë shumë të kushtueshme që rrjedhimisht janë të papërballueshme për një familje të zakonshme në Kosovë kur dihet se kemi rreth 400 mijë njerëz të papunë dhe kemi një standard të ulët jetësor. Jemi të shqetësuar se deri kur drogat kanë me qenë me të lira se ilaçet në Kosovë”, tha Ibrahimi.

Ai ka përmendur disa raste që kërkojnë intervenim jashtë vendit, e për të cilat, ai tha se institucionet nuk po bëjnë asgjë që të këta të rinj të mjekohen jashtë vendit.

Ibrahimi përmendi Grisjan Ollurin, i cili është 23 vjeç, student i Fakultetit të Mjekësisë, që vuan nga një sëmundje që kërkon ndërhyrje brenda 20 ditëve, për ndryshe, sipas tij, rrezikohet të ketë paralizë të gjymtyrëve.
Ai tha se operacioni kushton 10 mijë e 500 euro, shumë kjo e papërballueshme për familjen e tij.

“Një rast tjetër gjithashtu me familjen e tij kam komunikuar dhe kanë kërkuar t’i ndihmojmë, është familja e Besart Gashi i cili është 19 vjeç nga Malisheva, që është i shtrirë në spitalin e Turqisë prej 8 muajve, i cili ka vuajtur prej leukemisë dhe pas trajtimit me kimioterapi sëmundja e tij i është kthyer prapë. Edhe ai ka nevojë për intervenim jashtë vendit. Rasti i tretë është i njohur edhe për juve, është rasti i Argjira Shalës, vajzë 13 vjeçare e cila është e diagnostikuar me leukemi akute dhe i dihen 250 mijë euro për operim jashtë vendit. Gjendja e saj sipas familjes është jashtëzakonisht e rënduar këto ditë, prandaj ka nevojë urgjente”, tha Ibrahimi.

Me këtë rast, ai ka kërkuar prej institucioneve përgjegjëse që menjëherë të kryejnë veprime dhe të ju dalin në ndihmë këtyre të rinjve dhe familjeve të tyre. Gjithashtu, Ibrahimi ka lutur qytetarët që të ndihmojnë aq sa munden dhe kurdo që munden sepse, sipas tij, është e qartë se institucionet nuk po bëjnë asgjë për një jetë me të mirë dhe për të qenë të lumtur

Më Shumë

Narkotikë të fshehur në rroba, parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar kontrabandën me substanca të dyshuara narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sipas njoftimit thuhet se gjatë një vizite...

Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Furyt

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim. Dueli i dytë mes...

Lajmet e Fundit