8.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Sanchez përfundon në radarin e Milan-it

Futbollisti i Lille, Renato Sanchez, është lojtari i pëlqyer nga drejtuesit e klubit të Milan-it.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Sanchez shihet si zëvendësues ideal i mesfushorit, Franck Kessie, i cili me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e kuqezinjve në sezonin e ardhshëm.

Edhe portugezi me shumë mundësi pritet të largohet nga kampionët e Francës, Lille dhe gjasat janë që ai t’i bashkohet ish-shokut të tij të ekipit Mike Maignan, i cili bëri një lëvizje nga Lille te Milan-i, në verën e kaluar.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe kjo është një arsye që favorizon kalimin e lojtarit luzitan, që gjithashtu ndiqet edhe nga Juventusi e Roma.

24 vjeçari konsiderohej si një nga talentet më premtues të futbollit, i cili shpërtheu në Kampionatin Evropian të vitit 2016, me kombëtaren e tij, Portugalinë.

Menjëherë pasi përfundoi Evropiani, Bayern Munich e transferoi atë për shifrën e 35 milionë eurove nga skuadra e Benfica-s.

Por, në Gjermani forma e portugezit pësoi një rënie, të cilët më pas e huazuan te klubi i Swansea, ku qëndroi për një sezon, e më pas e shitën përfundimisht te francezët e Lille, për shumën e 20 milionë eurove.

Kujtojmë që ai shënoi golin e vetëm në ndeshjen që Portugalia e humbi mbrëmjen e kaluar nga Serbia.

Derisa, ky ishte goli i tretë i tij për kombëtaren e Portugalisë, në 33 paraqitje në të gjitha garat.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Komuna e Malishevës hap thirrjen për aplikim për mjete bujqësore

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova, ka shpallur thirrjen për aplikim për...

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Lajmet e Fundit