7.3 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Avdyli: Koalicioni LVV-Guxo, do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2029

Deputeti i Listës ‘Guxo’ që vepron në Grupin Parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli ka komentuar rezultatin e balotazhit në zgjedhjet lokale.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se për rezultatin e arritur nga disa parti kanë ndikuar shumë faktorë.

“Për zgjedhje lokale u bënë bashkë krejt Partitë, analistë,  portale, biznese legale e nëntoka ish politikanë e shumë tjerë që investuan çdo gjë nga arsenali tyre për të ardhur deri te ky rezultat. Mir shumë. Ju themi urime”, tha Avdyli.

Tutje theksoi se ndaj tij është dukë u bërë një fushatë denigruese në rrjetet sociale.

“Por ajo që vërehet këto muajt e fundit e veçanërisht ditët e fundit, e unë e vërejta edhe dje që ku pata mbi 100 telefonata të mediave e mbi dhjetëra artikuj portalesh e mos te flasim për komente banale me emrin tim të biznesmenëve të pseudo portaleve. Qëllimi është si kristali. Të ushqejnë përçarje, e ndjellin pakënaqësi e tronditje mes koalicionit të Listës së referendumit të 14 shkurtit. Dhe sipas tyre shigjetat duhet orientohen te hallka më dobët, (e menduar nga ata) te Ministrat, deputetë e aktivistë nga Lista Guxo. Por kot e keni. Ju nuk po na njifkeni mirë. Nuk jemi brymë që na shkrinë dielli parë. Mos harxhoni para, energji për shpifje  e shkrime koti”, deklaroi ai.

Sipas tij, koalicioni LVV-Guxo, do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2029.

“Koalicioni i shpresës për Kosovën VV Guxo i krijuar me vullnetin e shumicës së Kosovarëve do jetë i qëndrueshëm dhe si asnjëherë  më i fortë e funksional. Prandaj të dashur miq që pajtohemi e që s’pajtohemi , qetësohuni,  përgatituni të përshtateni me udhëheqjen e Kosovës nga Presidente Vjosa Osmani, e kryeministër Albin Kurti edhe për shumë vite. Qëllimi është që pas zgjedhjeve të 2025, të vazhdohet edhe një mandat. Sepse Kosova ka nevojë për standardin e ri te udhëheqjes së tyre. Në 2029 ndoshta është larg, e dikujt nuk i pritet por vetëm atëherë ne do bëjmë vlerësimin e këtij bashkëpunimi 8 vjeçar”, shkroi Avdyli.

Më Shumë

Ky është 34 vjeçari që vdiq tragjikisht në Rahovec, la pas vetes tre fëmijë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një person ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis. Viktima është...

Policia në Prizren thotë se në vitin 2025 veprat penale shënuan ulje prej 2.7%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej...

Lajmet e Fundit