26.6 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

PDK e mirëpret vendimin e Supremes për përsëritje të votimit me post në komunën e Dragashit

Partia Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme për riorganizim të votimit nga diaspora në komunën e Dragashit.

“Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson vendimin e Gjykatës Supreme dhe pret që riorganizimi i zgjedhjeve për votuesit me postë ta rikonfirmoj vullnetin e qytetarëve të Dragashit për fitoren e kryetarit Shaban Shabani”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës në raudin e dytë të zgjedhjeve, për komunën e Dragashit Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Prapashtesa i kishte anuluar, pas ankesë së kandidatit për kryetar të kësaj komunë nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaban Shabani, pasi që dyshohej për manipulim të votave.

PDK në reagim po ashtu ka ftuar Prokurorinë që të hetohen ky rast dhe të ndëshohet secili person i cili ka manipuluar dhe ka deformuar procesin e zgjedhjeve në komunë e Dragashit.

“PDK fton të gjithë qytetarët e Dragashit që do të votojnë me postë që të votojnë lirshëm, pa presion e pa ndikime për kryetarin e Dragashit”, thuhet gjithashtu në reagim.

Supremja po ashtu pati refuzuar një pjesë të ankesave të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar në Dragash, Bexhet Xheladini.

Në lidhje me këtë pati reaguar edhe përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ardiani Elshani, i cili pati thënë se “për të gjithë ata që tentojnë të manipulojnë se nuk mund të fshihen brenda zarfeve e kutive të votimit”.

Më Shumë

Malisheva organizon homazhe dhe zbulim pllake përkujtimore për Hajdin Berishën

Komuna e Malishevës, nën përkujdesjen e Kryetarit Ekrem Kastrati, do të organizojë një mbledhje përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të...

Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur më 5 shtator 2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit vlerësues dhe me 10 vota unanime...

Lajmet e Fundit