11.6 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Ceremonia e ngritjes së Flamurit, Meta: Të mbrojmë dhe lartësojmë simbolet kombëtare

“Në Vlorën e lavdishme të Pavarësisë u përula sot me nderimin dhe respektin më të thellë para themeluesit të shtetit tonë modern dhe Atit të Shqipërisë, Ismail Qemalit, kujtimit dhe veprës së ndritur të Tij dhe të shumë patriotëve të tjerë, që realizuan 28 Nëntorin e vitit 1912!”.

Kështu është shprehur, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në median sociale Facebook, pas përfundimit të ceremonisë të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë.

Meta bën thirrje për të mbrojtur dhe lartësuar simbolet kombëtare.

“Të mos humbasim më kohë për përmbushjen e ëndrrës për një Shqipëri plotësisht evropiane sepse 109 vite janë mëse të mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern. Urime 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, të Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!”.

Gjithashtu, në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Politikanët shqiptarë vendosën kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.

28 nëntori – Dita e shqiptarisë

28 nëntori është dita më e rëndësishme për çdo shqiptar, pasi simbolizon pavarësinë e marrë nga Shqipëria në 1912-ën me ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali.

Në mënyrë faktike, vetë data, simbolizohet disa rrethana të paracaktuara.

Gjithçka, filloi më 28 nëntor 1443.

Ishte viti 1443, kur heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin mbi kalanë e Krujës, duke e çliruar atë nga pushtimi osman.

Gjergj Kastrioti me në sfond flamurin me shqiponjë dykrenare
Nëntori i dytë

Nëntori më i rëndësishëm për shqiptarët mbetet ai i vitit 1912 – edhe pse i dytë.

Ismail Qemali, ngriti flamurin dhe e shpalli Shqipërinë të pavarur nga perandoria osmane.

Ngritja e flamurit në Vlorë, 1912

Kuvendi Kombëtar i Vlorës, ishte organi i cili e shpalli mëvehtësinë.

Aspekti tjetër, ishte ai i krijimit të një Shqipërie me zhvillim ekonomik. Kjo, si thirrje për daljen nga prapambetja e pushtimit.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme lidhej me kushtetutshmërinë e vendit, ku në vitin 1998,  me dekret të presidentit të asaj kohe, Rexhep Meidani, ajo u dekretua dhe hyri në fuqi, bërë Shqipërinë shtet ligjor të pas-diktaturës.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Prizren: Tre muaj pas ndërtimit, dëmtohet rruga Arbanas-Mamushë

Rruga Arbanas-Mamushë u ndërtua dhe u dëmtua brenda 3 muajve. Mungesa e kanaleve kulluese e dëmtoi atë, ndërsa banorët ankohen se kamionët e tonazhit...

Hapet edicioni i 24-të i festivalit folklorik “Anadrinia Jehon”

Gjatë mbrëmjes së djeshme është hapur edicioni i 24-të i festivali folklorik “Anadrinia jehon”, festival ky i cili tashmë ka fituar një profil të...

Lajmet e Fundit