3.5 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Mourinho këshillon futbollistin e tij të largohet nga Serie A

“Po të isha në vend të Nicolo Zaniolo-s, do ta mendoja seriozisht largimin nga Serie A”, ishin këto fjalët e trajneri të Romës, Jose Mourinho.

Mourinho në këtë mënyrë shprehi nervozen pas ndeshjes që ekipi i tij e humbi me rezultat minimal 1:0 përballë Bologna-s, ndeshje kjo e vlefshme e xhiros së 15-të në ligën italiane.

Në atë ndeshje, ylli i verdhekuqve, Nicolo Zaniolo, ishte fauluar shumë nga lojtarët kundërshtarë, çka bëri që “the special one” të dalë me këtë deklaratë interesante.

Tutje ai pas ndeshjes lavdëroi trajnerin e Bologna-s, Sinisa Mihajlovic, duke thënë se kishin shfaqur një lojë të mirë me ekipin e tij.

“Urime trajnerit dhe skuadrës së Bologna-s. Ata vërtetë bënë një lojë të shkëlqyer, luftuan për të marrë tre pikët në shtëpi dhe në fund ia dolën”, tha Mourinho.

Trajneri portugez, përkundër humbjes së pësuar, ai pati fjalë të mira për futbollistët e tij, duke thënë se ata shfaqën një lojë të mirë.

“I përgëzoj djemtë e mi që dhanë gjithçka në këtë ndeshje dhe mbi të gjitha me dëmtimet që morëm dhe me disa episode kundër. Unë jam me ta”, shtoi Mourinho.

Kujtojmë që golin e vetëm për Bologna-n në këtë ndeshje e shënoi mesfushori suedez, Mattias Svanberg, në minutën e 35-të të takimit.

Përveç disfatës, Roma humbi edhe sulmuesin kryesor të tyre, Tammy Abraham për ndeshjen e ardhshme kundër Inter-it, pasi që anglezi u ndëshkua me karton të verdhë.

Kur kanë kaluar 15 javë në kampionatin italian, Roma gjendet në vendin e pestë me 25 pikë të grumbulluara, 10 më pak se lideri Napoli.

Ndërsa edhe Bologna po kalon momente mjaft të mirë, të cilët gjenden në vendin e tetë, me 24 pikë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Shkoi në tubim elektoral dhe nuk u kthye më: Zhdukja e mistershme e veteranit të UÇK-së, askush s’di gjë për fatin e tij

Ka më shumë së një vit, që familja Tejeci nga komuna e Prizrenit po e kërkojnë familjarin e tyre, Zylfi Tejecin, veteran i Ushtrisë...

Komuna e Malishevës hap afatin për raportimin e dëmeve nga vërshimet

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët, si dhe personat fizikë dhe juridikë të kësaj komune, që kanë pësuar...

Lajmet e Fundit