9.6 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025

Apeli konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj ish-kryetarit të Malishevës

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ishte konfirmuar aktakuza për korrupsion ndaj ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Ai akuzohet se me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i shkaktuar dëm Rexhep Rudit dhe buxhetit të Komunës së Malishevës me rastin e ndërtimit të një shkolle në fshatin Drenoc, raporton “Betimi për Drejtësi’.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Begaj, avokatit Emrush Kastrati.

“Gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e atakuat për hedhjen e aktakuzës është kujdesur që pretendimet nga kundërshtimet t’i vlerësoj dhe në mënyrë të drejtë ka dhënë arsye të mjaftueshme se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri Ragip Begaj në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Malishevës ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1”, thuhet në vendimin e Apelit.

Ndryshe, vendimin për konfirmimin e aktakuzës në shkallë të parë e kishte marr gjykatësja e Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Violeta Namani.

Gjatë seancës fillestare të mbajtur më 5 gusht 2021, Begaj kishte deklaruar i pafajshëm

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 prill 2021, Ragip Begaj po ngarkohet se më 6 korrik 2018 e në vazhdimësi, në cilësinë e personit zyrtar, respektivisht si kryetar i Komunës së Malishevës, me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i shkaktuar dëm Rexhep Rudit dhe buxhetit të Komunës së Malishevës.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Begaj, më 7 nëntor 2018, ka caktuar lokacionin për ndërtimin e shkollës në fshatin Panorc, ku i kishte premtuar të dëmtuarit që të hyjë në marrëveshje për shkëmbimin e tokës me qëllim të ndërtimit të kësaj shkolle.

Siç thuhet në aktakuzë, një pjesë e objektit të kësaj shkolle ishte planifikuar të ndërtohej në pronë private, në kundërshtim me vendimin e Kuvendit Komunal të 4 majit 2018, i cili vendim kishte për qëllim që të ndërtohej aneks i shkollës “Visar Krasniqi” në fshatin Drenoc të Malishevës, i cili aneks nuk ishte ndërtuar asnjëherë.

Po ashtu, i njëjti po ngarkohet se në tetor të vitit 2018 kishte nxjerrë aktvendim për bartjen e mjeteve financiare nga një program në tjetrin, në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Sipas aktakuzës, mjetet financiare nga kodi investime kapitale pa miratimin paraprak të MF-së i ka bartur në kodin mallra dhe shërbime e pastaj këto mjete i kishte përdorur për pagesën e detyrimeve financiare të komunës ndaj personave të tretë pa miratimin e Kuvendit Komunal.

Për këto veprime, Ragip Begaj po ngarkohet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 i Kodit Penal lidhur me nenin 81, ku dënimi parashihet me burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Hetime për para të falsifikuara në Prizren, sekuestrohen monedhat e dyshimta

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një periudhe prej më shumë se dy muajsh në Prizren janë pranuar monedha dhe bankënota të cilat...

Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 14 përpjekjeve

 Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive politike që të...

Lajmet e Fundit