19 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Ministria e Kulturës blen 68 vepra arti për 247 mijë euro

Ministria e Kulturës ka shpenzuar 247 mijë euro për të blerë vepra të artit nga artistë të ndryshëm vendor.68 vepra të artit nga 68 artistë vendor, në vlerë totale prej 247 mijë eurove janë blerë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sipas thirrjes publike të shpallur më 08.10.2021.

Këtë iniciativë Ministria e Kulturës e ka marrë në kuadër të pakos së rimëkëmbjes.Lista e blerjes së veprave të artit është publikuar edhe në ueb-faqen e ministrisë..

Lista përmban autorin e veprës, titullin e veprës së blerë, shumën e kërkuar nga autori dhe shumën e blerjes nga ministria.Shuma minimale që është blerë një vepër arti është 1,500 euro, ndërsa maksimalja 7,000 euro.

Veprat e blera janë piktura, skulptura, grafika, fotografi, instalacion, video art, etj.Sipas njoftimit të MKRS-së, procesi i përzgjedhjes së blerjes së veprave të artit ka kaluar në dy faza të vlerësimit.

“Juria e parë, me përbërje të artistëve vendor përfshirë Zake Prelvukaj, Arta Agani dhe Vesa Sahatçiu kanë bërë vlerësimin e projekteve në shkallën e parë. Në shkallën e dytë veprat e përzgjedhura janë vlerësuar nga juria me përbërje vendore dhe ndërkombëtare përkatësisht artistët Sislej Xhafa, Eleni Laperi dhe Dita Starova-Qerimi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Më Shumë

Post scriptum për romanin e Petro Markos

Natasha Lushaj Bazuar në njohjen e deritanishme të problemit dhe fakteve të reja, sidomos e befasuar nga këmbëngulja për të ribotuar pikërisht variantin fals të...

Dogana e Kosovës zbulon mall me origjinë të pasaktë në Vërmicë, nis procedura kundërvajtëse

Dogana e Kosovës ka identifikuar një rast të mosdeklarimit të saktë të origjinës së mallrave gjatë procedurave të importit në pikën doganore të Vërmicës. Gjatë...

Lajmet e Fundit