7.9 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Kastrati: Malisheva, shembull në ofrimin e shërbimeve shëndetësore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, të enjten e ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, ku është njoftuar punën e profesionistëve shëndetësor, si dhe është zotuar se do ta përkrahë këtë qendër të mjekësisë, për rritjen e kapaciteteve me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për pacientët.

“Vizitën e parë në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, sot e bëra në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare ‘Shpëtim Robaj’ në Malishevë, për të parë nga afër punën fisnike që po bëhet nga ana e stafit mjekësor, si dhe për të bashkëbiseduar me stafin menaxherial për sfidat dhe nevojat që ka ky institucion”, ka thënë kryetari Kastrati, duke shtuar se si kryetar i Malishevës do të jetë adresa kryesore e përkrahjes së këtij institucioni.

“Për asnjë moment nuk do të ndalemi derisa secila qendër shëndetësore në komunën tonë, të kenë kushte moderne infrastrukturore dhe rritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore, në mënyrë që qytetarët tanë të marrin në kohën e duhur shërbime shëndetësore cilësore”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë vizitës së tij në QKMF në Malishevë.

Më Shumë

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

“Me armë në studio pas mosmarrëveshje rreth një borxhi”- Ja si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit