2.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Drejtori i shkollës në Malishevë i ndan vetes mirënjohje

Drejtori i Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, Nazmi Zogaj, i ka ndarë vetes mirënjohje për kontributin 10-vjeçar të dhënë për këtë shkollë.

Kjo qendër është ofrues i Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe funksionon në të dyja llojet e arsimit, atë formal dhe jo formal, ku këtë vit ka shënuar 10 vjetorin e themelimit.

Drejtori Zogaj ka thënë se për nder të kësaj, këshilli drejtues ka vendosur që të ndaj mirënjohje për të gjithë stafin që ka qenë i angazhuar për këto 10 vite.

Sipas tij, vulosja e mirënjohjes për vetveten është normale.

“Këshilli drejtues ka vendos me i nda nga një mirënjohje për ata që kanë dhënë kontribut për këto 10 vjet. Unë kam qenë njëherë mësimdhënës pastaj jam bërë drejtor. Në Këshill jam unë si sekretar, mësimdhënësit dhe prindërit, e kështu kanë vendos të ndajnë nga një mirënjohje, është normale”, u shpreh Zogaj për Paparaci.

FJ

Më Shumë

Doktori kujdestar jep detaje për vdekjen e 8 vjeçares në Suharekë: Erdhi tek ne pa shenja jete

Një 8 vjeçare ka ndërruar jetë dje në Suharekë. Ajo është dërguar pa shenja jete dje rreth orës 21:30 në shërbimin urgjent të QKMF-së në...

Vdes një grua në aksidentin mes veturës e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”. Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Lajmet e Fundit