18.8 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Kërkon falje Peshkopi që u tha fëmijëve se Babadimri nuk ekziston

Peshkopi i Notos në Sicili i habiti nxënësit e një shkolle javën e kaluar gjatë një festivali arti – duke u thënë atyre se Babadimri nuk është i vërtetë.

“Jo, Santa Claus nuk ekziston. Në fakt, do të shtoja se e kuqja e kostumit që ai vesh është zgjedhur nga Coca Cola ekskluzivisht për qëllime reklamimi”, u tha fëmijëve Antonio Staglianò.

Megjithatë, pasi komentet e peshkopit u bënë virale, Dioqeza e Notos kërkoi falje publike, raportonCNN, transmeton Klankosova.tv.

“Së pari, në emër të Peshkopit, shprehim keqardhjen për këtë deklaratë që ka zhgënjyer fëmijët dhe duam të sqarojmë se ky nuk ishte aspak qëllimi i zotit Staglianò”, thuhet në deklaratë.

Staglianò gjithashtu foli për komentet e tij, duke thënë: “Unë nuk u thashë atyre se Santa Claus nuk ekziston, por ne folëm për nevojën për të dalluar atë që është e vërtetë nga ajo që nuk është”.

Komentet erdhën gjatë një eventi të mbajtur në ditën e festës së Shën Nikollës, frymëzimi fillestar për figurën e Santa Claus dhe i njohur gjerësisht për bujarinë e ti

Më Shumë

Kosova nis me humbje kualifikimet për Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Dardanët u mposhtën nga...

37 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit