17.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Totaj në pritje të një përgjigje nga LDK-ja në Prizren

 

Tash e disa javë janë certifkuar e janë kryer të gjitha procedurat nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por Totaj nuk po mund të vendos se kush mund të jenë drejtorët e ardhshmë që do të qeverisë me kryqytetin historik – Przirenin.

Anton Quni që dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Prizren ia ka ‘humbur’ të gjitha matematikat kryetarit aktual të Prizrenit.

 

 

Burime të Gazeta Blic kanë thënë se Totaj tashmë është ka pret një përgjigje nga LDK në Prizren e që ju ka bërë ofertë për të bashkëqeverisur.

Kjo edhe është arsyeja kryesore se pse po vonohen emërimet e drejtorëve komunale në këtë komunë.

“Gjatë javës LDK pritet ti jep një “xhevap” Shqair Totajt nëse do të jenë në qeveri ose jo… dhe mandej mund të emërohen drejtorët e drejtorive”, ka thënë ky burim i afërt me zhvillimet e fundit në Prizren.

Matematikat që janë prishur për Totajn me rastin e dorëheqjes së Anton Qunit nga shefi i degës në Prizren, kanë të bëjnë se Quni ka qenë kundër hyrjes në bashkëqeverisje me PDK-në.

Por, jo sikurse Quni kanë menduar një pjesë e madhe e Kryesisë së LDK-së në Prizren, përfshirë këtu edhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të degës së LDK-së, Hatim Baxhaku.

Në rast se Totajt nuk i ‘dhez’ opsioni me LDK-në, atëherë kryetari i Prizrenit do të nis negociatat me minioritetet në mënyrë që Kuvendi komunal të mos ketë mungesë të numrave.

Totaj do të nis muhabetet për ndarje të pushtetit edhe me minoritetet.

“Në mënyrë që Kuvendi komunal të funskionoj pa porblemi ne numrave minoritetet do të përfshinë në qeveri dhe mund të marrin nga një drejtori”, ka thënë ky burim.

Gazeta Blic ka kontaktuar me Shaqir Totajn, por ai nuk ka hapur telefonin e tij.

Portali ka shkruar ditë më parë se shefi i LDK-së në Qendër, Lumir Abdixhiku ka qenë katagorik që partia që drejton të hyj në koalicion në Prizren e bashkë me të, të njëjtin mendim ka pas tashmë kryetari i dorëhequr, Anton Quni.

 

Më Shumë

Smajl Latifi: Jemi të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhore

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se janë të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhor. Ai ka theksuar se po...

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Lajmet e Fundit