10.7 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Prizren, 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për dhënie ryshfeti

Gjykata Themelore në Prizren, përmes një komunikate për media ka njoftuar se e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit R.C., raporton Drejtësia Sot. R.C.,dyshohet se ka kryer vepër penale “Dhënie Ryshfeti”, ashtu që me datë 12.12.2021, në orët e mbrëmjes në pikën kufitare në Vërmicë, me t’u afruar te sporteli i kontrollit policor, pasi ia dorëzon dokumentet zyrtarit policor, në lejen e qarkullimit të automjetit e kishte future një kartëmonedhë prej 50 € (pesëdhjetë euro).

Tutje në komunikatë thuhet se, i njëjti i drejtohet zyrtarit policor me fjalët ‘’këto të holla i kam lënë për ju për respekt tuajin pasi që nuk kemi certifikatë të vaksinimit, dhe as testin PCR për Covid-19, nëse do të keni mundësi të na lejoni hyrjen.

Andaj, gjyqtari i procedurës paraprake Skender Çoçaj, ka vlerësuar se me qëndrimin në liri i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga organet e ndjekjes dhe përgjegjësia penale, pasi që nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës, prandaj nëse i njëjti lihet në liri mundë të pamundësojë zhvillimin normal të procedurës penale.

Andaj Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale. Kështu ndaj të njëjtit Gjykata në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.

Më Shumë

I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici

Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin Xërxë të Rahovecit ku një i mitur ka hyrë në ambientet e një shkolle me...

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Lajmet e Fundit