11.6 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Ukraina dënoi me 11 vjet burgim një burrë për bashkëpunim me separatistët

Një gjykatë në Ukrainë e ka dënuar me 11 vjet burgim një burrë për shkak të përfshirjes së tij në konfliktin në lindjen e vendit, përkrah separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Gjykata në qytetin lindor Slloviansk, më 15 dhjetor, e ka shpallur i fajtor Viktor Mykhedin, për themelim dhe për pjesëmarrje në grup terrorist, si dhe për përfshirjen e tij në trajtimin çnjerëzor të të burgosurve të luftës dhe të civilëve.

Sipas hetuesve, Mykhed ishte bashkëpunëtor i afërt i Igor Bezlerit, i njohur si komandant i separatistëve në Donetsk. Ata kanë thënë se Mykhed mori pjesë në përcjelljen e ushtarëve ukrainas, si dhe xhironte video propaganduese për separatistët, përfshirë një ekzekutim të rrejshëm.

I pandehuri ka mohuar akuzat kundër tij, dhe ka pohuar se i është mohuar gjykimi i drejtë. Ai ka thënë se nuk ka pasur mjaftueshëm kohë ta shqyrtonte rastin e tij, dhe se kërkesa për përkthyes nga gjuha ukrainase në rusishte është injoruar.

Më shumë se 13 200 njerëz besohet të jenë vrarë përgjatë më shumë se 7 vjetëve të luftimeve në mes të forcave të Qeverisë ukrainase dhe separatistëve të përkrahur nga Kremlini, në lindje të Ukrainës.

Disa pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, të njohura bashkërisht si Donbas, janë nën kontrollin e separatistëve, që nga prilli i 2014-s, disa javë pasi Rusia ilegalisht e kishte aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë.

Rusia ka siguruar përkrahje ushtarake, ekonomike dhe politike për separatistët, ndërsa pavarësisht dëshmive të shumta, Moska mohon përfshirjen në punët e brendshme të Ukrainës.

Më Shumë

Malisheva nderon Nysret Hotin për kontribut në arsimin shqip në mërgatë

Kryetari i Komunës së Malishevës ka ndarë mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëherësh këshilltar komunal në Gründau të Gjermanisë, Nysret Hoti, për kontributin e...

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Lajmet e Fundit