-0.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Gjykimi për rastin e shpërthimit në Zhur, i dëmtuari thotë se në dhomën e të akuzuarit s’kishte vërejtur diçka të dyshimtë

Të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, është vazhduar me dëgjimin e të dëmtuarit Jetmir Hasanaj në gjykimi për rastin e shpërthimit në Zhur ku kishte vdekur polici Sami Thaqi.

I dëmtuari Jetmir Hasanaj kishte filluar të jepte të dëgjohej në seancën e datës 18 nëntor 2021, mirëpo për shkak të gjendjes emocionale të tij, seanca ishte shtyrë për sot.

I dëmtuari Hasanaj deklaroi se e ka ditur se kolegu i tij Sami Thaçi ka qenë i lënduar dhe pas dy jave e ka kuptuar se ka ndërruar jetë dhe se lidhur me rastin e ndodhur nuk e di që është iniciuar ndonjë procedurë disiplinore ndaj ndonjë zyrtari policor.

Hasanaj deklaroi se qëndron fakti se pasi që kishin mbërritur në shtëpinë e të akuzuarit Iran Badalli i ndjeri Sami Thaqi kishte biseduar përmes telefonin me këtu të akuzuarin Iran, por se nuk e di se çka kanë komunikuar, por vetëm i kishte thënë se Irani nuk ishte në shtëpi por ishte në Prizren.

Tha se është e vërtet se të parët që kanë hyrë në shtëpinë e të akuzuarit ka qenë njësia e jonë, njësia speciale, dhe se në dhomën e fëmijëve ka qenë një shtrat në mes të dhomës të cilin shtrat e kishte kontrolluar vetëm sipërfaqësisht dhe se nuk kishte parë se çka ka aty dhe se nuk kishin vërejtur diçka të dyshimtë.

Në fund theksoi se ka dëmtime të përhershme dhe të pashërueshme dhe se për këtë parashtroj kërkesë pasurore juridike për shumën do të deklarohet në kontest civil.

Prokurori Metush Biraj në seancën e sotme hoqi dorë nga dëgjimi i bashkëshortes së të akuzuarit Iran Badalli, Leonita Shala në cilësi të dëshmitares, dhe propozoi që ajo të dëgjohet si e dëmtuar.

E pas kësaj, mbrojtësja e të akuzuarit Iran Badalli, avokate Emira Gavazaj- Gashi propozoi që Leonita Shala të dëgjohet si dëshmitare në këtë gjykim dhe po ashtu edhe i mituri S.B.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi seancën e sotme e ndërpreu dhe e njëjta do të vazhdojë më 23 dhjetor 2021, në të cilën seancë edhe do të vendos për propozimin e mbrojtjes.

Ndryshe sipas dispozitivit I të Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren të akuzuarit Iran Badalli dhe Arben Gashi akuzohen se me anë të eksplozivit kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, që ka rezultuar me vdekjen e një personi, lëndimeve të rënda dhe të lehta trupore të personave të tjerë.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit kah fillimi i muajit janar 2020, në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj te njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të II të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli ne fshatin Zhur Komuna e Prizrenit dhe pas një kontroll të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me dt 28 01 2020 , rreth orës 20:00 , në kontakt me këtë mjet i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor Sami Thaçi kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – të dëmtuarit Artur Mrasor, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi kanë ka pësuar lëndime te rënda trupore si dhe fëmija S.B po ashtu ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime sipas Prokurorisë të akuzuarit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 parag 5, 4 dhe 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa në dispozitivit II të aktakuzës thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar me përafërsisht si ne pikën I të dispozitivit të aktakuzës , në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT, peshe prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Kësodore të akuzuarit në bashkëkryerje kanë konsumuar veprën penale mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 parag, 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrjen për OJQ-të për ndërtimin e qendrës komunitare me kuzhinë popullore

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrjen publike për organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale...

U raportua i zhdukur në dhjetor 2024, policia bashkë me FSK-në nisin kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për 26 vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar si i...

Lajmet e Fundit