17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Arsenal të gatshëm ta shesin Aubameyang-un

Arsenali është i hapur për të lënë Pierre-Emerick Aubameyang të largohet në janar, por një largim gjatë verës është më i mundshëm, siç është raportuar nga The Daily Mail.

Drama mes lojtarit dhe klubit, i cili “nuk është i disponueshëm për përzgjedhje” kur Arsenali përballet me Leeds United të shtunën po vazhdon edhe më gjatë.

Mendohet se përjashtimi i tij mund të zgjasë edhe derisa të kthehet nga kompeticioni i Kupës së Kombeve të Afrikës me Gabonin.

Aubameyang u hoq nga pozita e kapitenit të martën pas një sërë çështjesh disiplinore, më e fundit prej të cilave e pa atë të kthehej nga një udhëtim jashtë shtetit më vonë se sa ishte rënë dakord javën e kaluar.

Me qëndrimin e Artetës në mendje, ndoshta nuk është befasuese që Topçinjtë janë të gatshëm të diskutojnë çdo ofertë transferimi që do t’u vijë në merkaton e muajit të ardhshëm.

Megjithatë, thuhet se një lëvizje ka më shumë gjasa të materializohet në verë siç janë gjërat, që do të thotë se Arteta mund të përballet me detyrën e riintegrimit t ë Aubameyang në grup.

Sugjerohet që Arsenali mund të presë për të parë se si do të jetë pa sulmuesin përpara se të vendosë nëse do ta rikthejë apo jo atë.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit