Ndalohet një person në Prizren, goditi me veturë një këmbësor

Në një person është ndaluar në Prizren, pasi dyshohet se e ka goditur me veturë një person në rrugën “Ekrem Rexha”.

Në njoftimin e policisë, thuhet se viktima ishte derisa ishte duke ecur në trotuar, si dhe i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore frakturë në dorë.

“Drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, por më pas duke mos i ofruar ndihmë viktimës ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe ishte i panjohur deri në momentin që policia kishte bërë hetime në lidhje më këtë aksident. Viktima kishte shkuar në emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”.

“Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin A.B i lindur në vitin 2002, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime të rënda dhe ikje nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit