Thyhen tri barnatore në Suharekë, nuk vidhen ilaçe por para (VIDEO)

3 barnatore të Suharekës ishin cak i vjedhjes, të dielën në mëngjes.

Megjithatë, hajduti nuk mori asnjë nga medikamentet. Njeriu që u fut në këto dyçane barnash duke i thyer dyert, mori vetëm paratë që gjeti në arkë.

Pronarët e barnatoreve që u vodhën thanë se siguria nga ana e policisë për bizneset private, mungon.

E nga ky institucion i thanë klanit se ende nuk kanë të dyshuar në lidhje me këtë rast, por që po punojnë që i njëjti të gjindet.

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit