17 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Bayern Munich-u ka dy oferta në tavolinë për Cuisance-n

Skuadra e Bayern Munich-ut ka dy oferta në tavolinë për mesfushorin francez, Michael Cuisance-n, sipas raportimeve që vijnë nga “Sky Sports”.

Pas një periudhe të gjatë në stolin e Bayern-it, mesfushori ka folur rreth një largimi të mundshëm. Ai kërkon të zhvillojë karrierën diku tjetër, ku të jetë protagonist.

“Unë me të vërtet dua më shumë detyra, më shumë minuta. Ndoshta duhet të largohem. Unë ende besoj se mund të kem një karrierë të shkëlqyer”, tha Cuisance për “Sport Bold” para Krishtlindjeve.

Që kur u nënshkrua nga Borussia Monchengladbach-u në 2019, ai nuk ka arritur kurrë të jetë protagonist me ekipin e parë të Bayern Munich-ut.

Në sezonin 2019/20 ai bëri vetëm nëntë paraqitje. Një sezon më vonë kaloi në huazim te Marseille. Ndërsa, në sezonin aktual numëron vetëm 12 minuta me Bayern-in.

Sipas raportimeve të “Sky Germany” janë disa klube në Francë që e kërkojnë në huazim Cuisance-n. Megjithatë, Bayern-i dëshiron ta largojë përfundimisht dhe jo ta huazojë.

Dy ofertat që kanë ardhur për mesfushorin janë, e para nga CSKA-ja e Moskës dhe e dyta nga Venezia në Serine A italiane.

Bayern-i investoi 7 milionë euro në 2019 për kartonin e Cuisance-s dhe pritet që të marrë një fitim të vogël. Ai është nxjerrë në merkato për rreth 10 milionë euro.

/Albanianpost.com

Më Shumë

ATK shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave në periudhën janar-gusht 2025

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që në periudhën janar–gusht të viti 2025 të mbledh gjithsej 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të...

Si u rishkrua “Lahuta e Malcisë”, në vitin 1986, u kopjuan me shkrim dore 30 këngët e veprës të ndaluara nga komunizmi

Në letrën e shkruar në vitin 1986 nga Nike Toma në Fishtë të Lezhës janë kopjuar 30 këngë të “Lahutës së Malcisë” në 730...

Lajmet e Fundit