Ish-deputeti Nezir Çoçaj, largohet nga PDK-ja

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj, ka njoftuar se nga sot e tutje nuk do të jetë pjesë e këtij subjekti politik.

Kështu u shpreh ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ish-deputeti, madje tha se nuk do të jetë më as votues i PDK-së.

“Lamtumirë PDK-ë! Nga sot e tutje nuk do të jem as votues i thjeshtë i kësaj partie”, shkroi ai.

Çoçaj ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, por nuk kishte arritur të fitonte votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvend.

Ndryshe, Çoçaj vite më parë kishte qenë deputet i PDK-së.

Mund të jetë një imazh i ushqime dhe teksti

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit