Kroatët i shprehin mirënjohje dëshmorit të UÇK-së nga Rahoveci, Gëzim Hamza Piktorit (FOTO)

Në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, kroatët falënderojnë shqiptarët kosovarë që luftuan për shtetin e tyre.

Grupi në Facebook i quajtur “Falënderim vullnetarëve të huaj në luftën e atdheut” (Zahvala stranim dragovoljcima Domovinskog rata), i cili përbëhet nga 9 mijë e 200 anëtarë, ia ka kushtuar një postim falënderimi dëshmorit të UÇK-së nga Rahoveci, Gëzim Hamza Piktori, i cili para luftës në Kosovë, kishte marrë pjesë edhe në luftimet në Kroaci kundër agresorit serb.

Edhe pse ne nuk mund t’i trajtojmë ata si vullnetarë të huaj, natyrisht, pjesëtarët e kombësisë shqiptare, që nuk kanë lindur në Republikën e Kroacisë, kanë një status të veçantë dhe mirënjohje nga të gjithë ne që na ndihmuan të ushtrojmë të drejtën për liri dhe demokraci. Njëri prej tyre ishte Gëzim Hamza Piktori. Si shumë kosovarë, ai u bashkua me trupat kroate, mori pjesë në fushëbetejat e Likës dhe Kordunit dhe u dallua në betejat e “Blijesak” dhe “Oluja”. Gëzim Hamza Piktori. (05.10.1963 – 19.07.1998), Rahovec, Kosovë”, thuhet në postimin e këtij grupi kroatësh.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit