19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Prizreni u dekorua me 10 mijë euro

Në prag të festave të fundvitit, përveç shtëpive dhe ambienteve private janë zbukuruar edhe qytetet e Kosovës. Por, sa është buxheti që kanë ndarë Komuna e Prizrenit për sheshe e rrugë festive.

Prizreni sivjet shpenzoi 10 mijë euro për zbukurimin e qytetit.

Laura Suka nga Drejtoria për Shërbime Publike ka thënë se për zbukurimin e qytetit Komuna e Prizrenit ka kontraktuar OE “Multi Bussines Group” SH.P.K.

Suka tutje ka shpjeguar projektin e kontraktuar për stolisjen e qytetit, duke theksuar se edhe kanë ulur shumën buxhetore.

“Projekti për zbukurimin e qytetit të Prizrenit ka qenë një projekt shumë mirë dizajnuar që përmbante një koncept, meqenëse u shpall me kohë por nuk kishte të interesuar në ofertat e shpallura nga zyra e prokurimit. Kështu që herën e fundit ne e ulëm shumën buxhetore pasi që nuk kishim kohë. Tani projekti përfshin vendosjen e tri bredhave: Lokacioni Sheshi i Dëshmorëve, Lokacioni hapësira e gjelbër te qafa e kishës, Lokacioni – Shtëpia e Bardhë”, ka thënë ajo.

Në vitin e kaluar sipas zyrtarëve komunalë, Prizreni kishte mbetur pa e realizuar projektin.

“Në vitin e kaluar nuk kemi pasur realizim të projektit pasi që nuk arritëm të kontraktojmë kompani me procedurë të tenderimit”, thuhet në përgjigjen e Sukës për RTV21.

Ndërsa, dy vjet më parë për zbukurimin e qytetit Komuna e Prizrenit kishte ndarë buxhet prej 30 mijë eurosh.

Për dallim nga kjo, Komuna e Pejës është ajo që nuk ka ndarë asnjë cent nga buxheti i saj për dekorime, të gjitha i kanë bërë bizneset e vendit./

Më Shumë

Shkolla “Ruzhdi Berisha” në Dragash bëhet me kabinet të infermierisë – investim prej 18 mijë eurosh

Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash është pajisur me një kabinet të ri të infermierisë, i cili do të shërbejë për...

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin zyrtar për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master për vitin...

Lajmet e Fundit