8.7 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit: Një 51-vjeçar e ka kidnapuar djalin tim 10-vjeçar dhe e ka rrahur me kabllo

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu, pretendon se një burrë rreth 51 vjeç ia ka “kidnapuar” djalin 10 vjeçar për më shumë se një orë dhe të njëjtin e ka keqtrajtuar.

Sipas tij, burri e ka kapur për fyti dhe e ka rrahur me kabllo.

Arsyetimi i burrit që dyshohet se rrëmbeu dhe keqtrajtoi fëmijën, ishte se ky i fundit bashkë me dy moshatarë të tij kanë hedhur mjete piroteknike në oborrin e tij dhe me një guralec ia kanë thyer xhamin e veturës.

“Kjo ka mjaftuar që ai ta ‘kidnapoj Ogresin, duke e mbyllur në oborr të tij (mbi një orë), derisa dy të tjerët i ikën nga duart. Me atë ‘nervozë’ mori guximin që ta shtrëngojë për fyti (Orgesi duke tentuar të hipë në mur, sepse derën e ka mbyllur ‘mostra’), duke i lënë shenja, e duke e rrahur me kabllo. I gjithë ky maltretim në Orgesin 10-vjeçar, vetëm 10, ohh Zot”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Deliu ka falënderuar Policinë e Kosovës për trajtim profesional dhe të shpejtë dhe uron që organet kompetente ta marrin shumë seriozisht këtë rast e ta trajtojnë në mënyrë profesionale, ky ‘monstrum’ të vetëdijesohet, në mënyrë që të mos pësojnë fëmijët e tjerë.

Më Shumë

Aktivitet ndërgjegjësues për trashëgiminë kulturore në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren do të organizojë një aktivitet...

Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare. Përmes një reagimi prekës në...

Lajmet e Fundit