14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Policia jep detaje për keqtrajtimin e djalit të mitur të ish-kandidatit të PDK-së në Rahovec

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu, ka deklaruar se një burrë rreth 51 vjeç ia ka “kidnapuar” djalin 10 vjeçar për më shumë se një orë dhe të njëjtin e ka keqtrajtuar.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me këtë incident. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka dhënë detaje nga ky rast.

Ai ka thënë se rasti nga Policia është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.

“Ankuesi (babai) ka raportuar në Stacionin Policor-Rahovec, se një person ia ka rrahur djalin e tij të mitur të cilin fillimisht e kishte dërguar për tretman mjekësor në QKMF dhe pas vizitës mjekësore ishte liruar. Pas intervistimit të personit të dyshuar dhe viktimës në prezencë të prindit dhe në konsultim me prokurorin e Shtetit iniciohet rasti si më lartë dhe shkon në procedurë të rregullt.”, ka thënë ai, transmeton demokracia.com

Sipas tij, burri e ka kapur për fyti dhe e ka rrahur me kabllo djalin e tij të mitur.

Arsyetimi i burrit që dyshohet se rrëmbeu dhe keqtrajtoi fëmijën, ishte se ky i fundit bashkë me dy moshatarë të tij kanë hedhur mjete piroteknike në oborrin e tij dhe me një guralec ia kanë thyer xhamin e veturës.

“Kjo ka mjaftuar që ai ta ‘kidnapoj Ogresin, duke e mbyllur në oborr të tij (mbi një orë), derisa dy të tjerët i ikën nga duart. Me atë ‘nervozë’ mori guximin që ta shtrëngojë për fyti (Orgesi duke tentuar të hipë në mur, sepse derën e ka mbyllur ‘mostra’), duke i lënë shenja, e duke e rrahur me kabllo. I gjithë ky maltretim në Orgesin 10-vjeçar, vetëm 10, ohh Zot”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Deliu ka falënderuar Policinë e Kosovës për trajtim profesional dhe të shpejtë dhe uron që organet kompetente ta marrin shumë seriozisht këtë rast e ta trajtojnë në mënyrë profesionale, ky ‘monstrum’ të vetëdijesohet, në mënyrë që të mos pësojnë fëmijët e tjerë.

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Lajmet e Fundit