Rritje shqetësuese e rasteve të reja, Ministria publikon raportin

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 264 raste të reja me COVID-19. Krahasuar me dje, janë konfirmuar mbi 100 raste më shumë, raporton Express.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 7 mijë e 100 mostrave.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 10 pacientë.

Aktualisht, numri i rasteve aktive në gjithë vendin ka arritur në 1 mijë e 251.

“Nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131. Në total numri i rasteve aktive është 1.251”, ka njoftuar Ministria./Gazeta Express

 

Më Shumë

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Lajmet e Fundit