16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Walker: Uroj që 2022 do të sjellë kujtime të epidemisë, plaga që preku Kosovën para janarit 1999

Ish-ambasadori William Walker, tha se në çdo vit të ceremonisë përkujtimore të masakrës së Reçakut, është rritur rëndësia e asaj që ndodhi dhe solli ajo.

Ai nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore në 23 vjetorin e masakrës, për shkak të kushteve të udhëtimit sipasojë e pandemisë,. Kështu, Walkerfoli me anë të një video mesazhi, të mundësuar nga Zyra e Kryeministrit përmes një incizimi në Zoom, transmeton Klankosova.tv.

“Kur kthehem tani dhe shoh progresin që është bërë dhe është duke u bërë, gjërat që po ndodhin. Po, mërzitem kur dëgjoj për ndërprerjen e energjisë elektrike, apo kur dëgjoj se Kosova nuk e ka plotësisht nën kontroll virusin, këto gjëra më pengojnë. Mirëpo kur e shoh progresin, jam i impresionuar nga ndikimi që Reçaku dhe ngjarjet e ngjashme kanë pasur në aspektin e zhvillimit të këtij shteti të ri sovran të Evropës.” u shpreh Walker.

Tutje, deklaroi se asnjëherë nuk do të harrojë se çka do të thotë Reçaku për të dhe pjesën tjetër të botës. Walker tha se ndihet i lumtur kur sheh buzëqeshjet në fytyrat e njerëzve sot, kudo në Kosovë, që sipas tij, rrallë shiheshin para 1999.

“Unë sinqerisht shpresoj që viti i ri 2022 do të sjellë çlirimin nga koronavirusi, i cili ka qenë një efekt kaq epidemik në Kosovë dhe botë. Por, gjithashtu që 2022 do të sjellë kujtime të epidemisë, plaga që preku Kosovën para janarit 1999, dhe u eliminua përfundimisht që qershor të vitit 1999.”

Ai premtoi se do të vije për një ngjarje të ngjashme në 2023.

Më Shumë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit