2.7 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Rexhepi: Kosova është shteti i vetëm në Ballkan, pa viza

rexhepi ne upzMinistri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të martën ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Tema e ligjëratës ishte “Procesi i liberalizmit të vizave”.

Në ligjëratën e tij , Rexhepi u ndalë në punët që kanë bërë institucionet e Kosovës për përmbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave. Ai po ashtu foli edhe për punët që duhet bërë që të arrihen standardet e përcaktuar.

“Puna më e madhe sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave, i takon Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në Ballkanin Perëndimor i vetmi shtet që ka mbetur jashtë procesit të liberalizmit të vizave është Kosova dhe kjo është një ndjenjë e keqe”, tha Rexhepi.

“Shpesh në takime me ndërkombëtar kërkojmë që ky proces të përshpejtohet, mirëpo nuk ka një qasje shumë humane sa i përket këtij procesi. Ata janë shumë strikt dhe kërkojnë që të përmbushen kushtet dhe të përgatitemi në mënyrë që të fitojmë të drejtën që të lëvizim pa viza”.

Prof. dr. Zahadin Shemsedini, u. d. Rektor i UPZ-së theksoi ndërkaq se për studentët është shumë e rëndësishme që të bëhet liberalizimi i vizave,pasi që Universiteti punon sipas sistemit të Bolonjës.

Ai theksoi se regjimi i vizave u vështirëson studentëve që të studiojnë në universitet evropiane, dhe se liberalizimi i vizave do tu ndihmonte shumë atyre./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Ditëlindja e 90-të e shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare

Sot shënohet ditëlindja e shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare.   Shkrimtari u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, e vdiq më 1...

Mungesë e ndriçimit publik në një pjesë të rrugës Rahovec–Malishevë

Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët se në rrugën “Shkodrani”, përkatësisht në aksin rrugor Rahovec–Malishevë, në një segment të saj aktualisht mungon ndriçimi publik. Sipas...

Lajmet e Fundit