17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Qeveria emëron bordin e ri të Postës

Qeveria e Kosovës e ka emëruar bordin e ri të Postës.

Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Ekzekutivit se përzgjedhja është bërë pas hapjes së një konkursi nga zyra e tij.

Në përbërjen e bordit të ri të Postës do të jenë Fadil Bejta, kryesues; Safie Beseni, anëtare; Hyrmete Mydyti, anëtare; Sebahate Krasniqi, anëtare; Visar Nura, anëtar dhe Gëzim Paci, anëtar, raporton Gazeta Express.

Kryeministri tha se Thesari paraprakisht ka verifikuar disa kritere, ndër tjerash, nëse ndonjëri prej kandidatëve për drejtor ka qenë më herët pjesë e ndonjë partie politike.

“Besojmë që kjo përbërje është e plotë si për nga fusha profesionale, por edhe për nga përfaqësimi gjinor”, tha Kurti.

Mandati i të emëruarve do të zgjasë tri vjet.

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Nesër përkujtohet Komandant Drini – Ekrem Rexha, OVL e UÇK-së në Prizren kërkon drejtësi

Nesër, më 08.05.2026, shënohen 26 vite nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të...

Lajmet e Fundit