8.4 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Fitore e lehtë për Prizrenin 16

Prizreni 16 ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës me rezultat 111:74 (24:19, 32:22, 33:20, 22:13), në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në fakt gjilanasit e nisën ndeshjen më mirë dhe ishin në epërsi pothuajse deri në fund të çerekut të parë, 14:19, megjithatë, në fund të kësaj prizrenasit me një seri 10:0, e fitojnë këtë pjesë 24:19. Vendasit vazhduan me lojë të mirë deri në fund, duke shënuar fitore të pritur. Basketbollistët prizrenas e fitojnë periudhën e dytë, 32:22, për të shkuar në pushim me shifrat 56:41.

Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë. Ata thelluan edhe më shumë epërsinë. Periodën e tretë e fituan 33:20 dhe atë të fundit 22:13, për të triumfuar në fund me rezultat 111:74.

Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 23 pikë, gjashtë asistime dhe 11 asistime dhe Robert McCoy me 24 pikë e 15 kërcime, kurse te Drita u dalluan Isaiah Jonnson me 32 pikë e nëntë kërcime.

Prizreni 16 ka 11 fitore e pesë humbje, kurse Drita 18 humbje në 18 humbje, duke qenë skuadra e vetme në elitë që nuk ka shënuar fitore.

Më Shumë

Qeveria vendos për vlerën e pensioneve, ekzekutohen të rritura nga nesër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka premtuar rritjen e pensioneve bazë për pensionistët dhe rritjen e shtesave për fëmijët, në votimin e Projektligjit të...

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19,...

Lajmet e Fundit