32 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Gjykimi ndaj ish-drejtorëve të Prizrenit, dëshmitari thotë se ia tërhoqi vërejtjen komisionit sa i përket çmimit më të lartë

Dëshmitari Rahim Aliaj, zyrtar për prona në Komunën e Prizrenit, tha se ia kishte tërhequr vërejtjen komisionit, sa i përket çmimit më të lartë.

Këtë deklairm, dëshmitari Aliaje bëri në seancën e së martës, në gjykimin ku i akuzuari Levent Kasemi, ish-drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Fejzë Kabashi, si dhe ish-drejtori për Kadastër dhe Gjeodezi, Refik Shaqiri, po ngarkohen për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Për të njëjtën vepër penale po akuzohet edhe asamblistja në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ganimete Barbuna, si dhe drejtori i Fondacionit “Lumbardhi”, Ares Shporta, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari Rahim Aliaj deklaroi se si jurist në zyrën e pronës në Komunën e Prizrenit punon që nga viti 2005 në referatin për uzurpimin arbirtrar të pronës shoqërore komunale.

Po ashtu, tha se ka qënë i angazhuar si kryetar i komisionit me rastin e komasacionit, i cili është e zhvilluar nën nivel të komunës, komison i cili është formuar në vitin 2007.

Tutje, dëshmitari Aliaj shtoi se dhënia në shfrytëzim dhe këmbim të pronave të paluajtshme të Komunës së Prizrenit rregullohet me ligjin mbi dhënien e pronës komunale, ligji me numër L-144/2012 dhe se kriteret lidhur me këto prona përcaktohen sipas rregullores nr.23/2013.

Tutje, theksoi se procedurat për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme bëhen sipas ligjit dhe se procedura për afatshkurtër jepet për periudhën prej 1-15 vite, ndërsa për ato afatmesme për periudhën 15-99 vite dhe se kjo bëhet përmes ankandit publik.

Dëshmitari Aliaj deklaroi se kriteri i parë dhe i rëndësishëm për këto prona është çmimi më i lartë i ofruar, mirëpo komisioni mund të përcaktojë edhe kritere tjera, gjë që këtë ia lejon rregullorja 23/2013.

Po ashtu, tha se komuna e përcakton çmimin fillestar dhe se komisioni përcakton fituesin i cili ka ofruar çmimin më të lartë.

Aliaj tha se në këtë komision kishte qënë procesmbajtës dhe se komisioni e kishte pyetur disa herë rreth paqartësive të ligjit, si p.sh për kompetencat e tyre se a janë kompetent për caktimin e kritereve.

Dëshmitari tha se në këtë komision kishte pasur vetëm rol konsultativ dhe se ia kishte tërhequr vërejtjen komisionit për sa i përket çmimit më të lartë dhe se iu kishte thënë lidhur me kriteret e tjera të bëjnë çka të duan.

Në fund, tha se kishte qënë procesmbajtës në seancën ku iu është dhënë Fatmire Berishës ankandi publik me çmim prej 20.06 euro për m2 e jo Albert Doçit i cili kishte çmimin prej 25.20 euro për m2, i cili tha se me këtë rast kishte reaguar dhe iu kishte thënë se duhet ta vlerësojnë çmimin më të lartë pasi është prioritet dhe se për këtë e kishte njoftuar edhe drejtorin e Administratës Osman Hajdarin.

Po ashtu, në seancë është dëgjuar edhe dëshmitari Adem Shabanaj i cili deklaroi nga Rahim Aliajn i cili ishte zyrtar i pronës e kishin pyetur se kanë të drejtë që të vendosin kritere për poentim dhe se nga ai kishin marrë përgjigje pozitive dhe se kështu edhe i kanë caktuar kriteret që i kishin propozuar si komision.

Dëshmitari Shabanaj shtoi se po flet për vete, në këtë rast nuk kishte pasur asgjë para vetes, as ligje as asgjë.

Tutje tha se ishin diku 6-7 kritere të cilat i kishin përcaktuar secili prej tyre me rëndësi të veçantë nga ku është bërë edhe poentimi.

Sipas dëshmitarit, këto kritere i kishin bazuar në përvojat e tyre dhe në konsultim me Rahim Aliajn- zyrtarin ligjor për prona në Komunën e Prizrenit.

Pasi përfundimit të orarit të gjykatës, seanca e sotme u ndërpre dhe e njëjta do të vazhdojë edhe nesër (2 shkurt 2022).

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2019 nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, të pandehurit Levent Kasemi, Fejzë Kabashi, Refik Shaqiri, Ares Shporta dhe Ganimete Babuna akuzohen se më 18 mars 2019, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër, apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër.

Siç thuhet në aktakuzë, duke qenë pjesë e komisionit për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit, në bashkëkryerje, me dashje kanë shkelur kriterin e vetëm të Ankandit Publik, gjegjësisht nenin 5, paragrafi 3 të ligjit nr.04/L-144, ku theksohet se procedura për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale bëhet përmes Ankandit Publik, dhe akteve nënligjore, dhe se përzgjedhja e fituesit bëhet në bazë të një kriteri dhe atë të çmimit më të lartë të ofruar.

Në aktakuzë thuhet se duke vepruar në këtë mënyrë, të njëjtit kanë shkelur të drejtat e të dëmtuarit Albert Doqi, duke përzgjedhur si shfrytëzuese ofertuesen Fatmire Berisha, përkundër faktit se i dëmtuari Doqi kishte kuptuar çmimin më të lartë, gjegjësisht shumën 25 euro e 20 centë për m2, për lokalin nr.29, i cili gjendet në sheshin “Shatërvan”, por i njëjti lokal i është dhënë në shfrytëzim ofertueses Berisha, me çmim prej 20 euro e 6 centë për m2.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit përkundër faktit se në bazë të dokumentacionit të prezantuar dëshmohet se përfituesja Fatmire Berisha nuk ka pasur përvojë në menaxhim dhe zhvillim të biznesit, komisioni për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës komunale në Prizren, të njëjtën e ka poentuar me pikë maksimale.

Sipas aktakuzës, më pas komisioni për ankesa pranë Kuvendit Komunal në Prizren, e kishte aprovuar kërkesën e palës së dëmtuar, ku më 28 shkurt 2019 ka anuluar vendimin e këtij komisioni duke e dërguar çështjen në rishqyrtim, por përkundër këtij fakti, komisioni përmes njoftimit të datës 1 prill 2019 ka potencuar se qëndrojnë pranë njoftimit të datës 17 janar 2019, ku janë shpallur fituesit e ankandit për shfrytëzimin me qira të lokaleve-pronë komunale.

Për këtë, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2, pika 2.6, e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen të pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se janë fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Më Shumë

Publikohet ‘Askund’ nga Shkodra Elektronike

Shkodra Elektronike sapo ka lansuar projektin e tyre më të ri, 'Askund', i cili erdh pak ditë pas përfaqësimit dinjitoz të Shqipërinë në Festivalin...

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Parimi ynë është i qartë: të kontribuojmë me integritet në zhvillimin komercial të vendit tonë, duke ofruar produkte të besueshme, të shëndetshme dhe me...

Lajmet e Fundit