10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Flet mjeku nga spitali i Prizrenit, ku u tha se një person vdiq nga moskujdesi mjekësor

Në  lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Afrim Jaha, i cili është specialist i Emergjencës në Prizren.

Ai për Klankosova.tv tha se pacienti në spital ka ardhur në gjendje të rëndë, ku pas keqësimit të gjendjes është intubuar dhe janë marrë të gjitha masat reanimatore, ku më pas është pranuar në Mjekimin Intenziv Qendror.

“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë. Ka qenë dializë disa vite me dëmtime të funksionit terminal të veshkave . Pas keqësimit të gjendjes është intubuar dhe janë marrë të gjitha masat reanimatore. Për një kohë është arrit të rikthehet puna e zemrës dhe pacienti është pranuar në Mjekimin Intenziv Qendror.”, ka thënë Jaha, njofton Klankosova.tv

Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, teksa rastin e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Më Shumë

3 gola, 3 pikë – Liria shkëlqen në Prizren

Liria është rikthyer me fitore të madhe para tifozëve të saj, duke mposhtur Kikën me rezultat bindës 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Përparim...

Prizreni sot zbret në fushën e Feronikelit

Sot, Prizreni do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, duke u përballur në transfertë me Feronikelin. Takimi do të...

Lajmet e Fundit