5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Prizren: Aktakuzë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.B., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 07.01.2022 rreth orës 23:10 minuta në Prizren, në rrugën “Beteja e Pashtrikut” pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes substanca psikotrope të llojit Marihuanë, në atë mënyrë pasi që ndalet nga një patrullë e policisë dhe pas kontrollimit tek i akuzuari janë gjejnë qeset e plastikës të mbushura me substancë të dyshuar me Marihuanë me peshë 8.65 gram dhe katër (4) qese të thata të plastikës të cilat shërbejnë për ndarjen dhe vendosjen e narkotikut, ndërsa, shoku me të cilin ka qenë bashkë atë natë L.K., i është gjetur një (1) mulli ”grinder” dhe disa rizlla OCB.

 

Me këto veprime, i pandehuri S.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.?

Më Shumë

Nënkampioni kundër kampionit

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi do të jetë të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi...

Prizreni pa zonë ekonomike

Me vite vazhdon të kërkohet me këmbëngulje funksionalizimi i zonës ekonomike në komunën e Prizrenit. Komiteti i biznesit në Prizren thotë se ka kërkesa...

Lajmet e Fundit