Takim për koordinim

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim të veçantë me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Edin Shehu.

Sipas tij, në këtë takim është biseduar për koordinimin e strategjisë rreth punës së kësaj drejtorie.

“Në vazhdën e takimeve në drejtoritë komunale, kemi takuar Drejtorin e Administratës, Edin Shehu dhe stafin e kësaj drejtorie. Gjatë këtij takimi biseduam dhe u koordinuam për krijimin e strategjisë për menaxhim më efikas të punonjësve dhe resurseve të administratës komunale dhe sigurimin e shërbimit civil të qëndrueshëm me integritet të lartë, korrektësi dhe barazi për gjithë qytetarët, pa dallim”, shkruan Totaj në Facebook./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Lajmet e Fundit