Arrestohen dy persona nga Studeniçani, dyshohen për kontrabandim me imigrantë

Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug ka ngritur kallëzim penal kundër A.R. (23) dhe A.B. (28), të dy nga fshati Studeniçan i Shkupit, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale kontrabandim me imigrantë.

Të arrestuarit, më 16 shkurt në ora 20.50 në autostradën Gjevgjeli – Demir Kapi, te kryqëzimi i Miravcit, duke drejtuar veturën “Mercedes” me targa bullgare, e drejtuar nga i arrestuari i parë, nuk janë ndalur në shenjë ndalimi nga punonjësit e policisë.

Menjëherë më pas kanë lënë mjetin në autostradë dhe janë larguar.

Në automjet janë gjetur nëntë emigrantë (7 nga India dhe nga një nga Afganistani dhe Pakistani), si dhe pas masave dhe veprimeve të marra, të arrestuarit janë gjetur dhe dërguar në komisariat”, njoftojnë nga MPB

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit