Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullat postare “Lojërat Olimpike 2022”

Filatelia e Postës së Kosovës, më 17 shkurt 2022, lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike 2022”.

Përmes dy pullave postare dhe një blloku filatelik, në mënyrë simbolike prezantohen Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin, Kinë.

Është hera e parë që Kosova garon me dy sportistë në lojëra olimpike dimërore: Kiana Kryeziu, vajza e parë në këto lojëra nga vendi ynë dhe Albin Tahiri, debutues në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, në pesë disiplinat alpine të skitarisë.

Republika e Kosovës është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit.

“Posta e Kosovës do të kujdeset si çdo herë që krahas afirmimit të vlerave tona kombëtare, përmes pullave postare do t’i motivon sportistët tanë në arritje sportive të Kosovës në arenën Ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit