10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Gjykata merr vendim ndaj katër të miturve që dëmtuan flamujt e Turqisë

Është caktuar masa e sigurisë ndaj katër të miturve dhe një të pandehuri për shkak të dyshimit se kanë nxitur përçarje dhe mosdurim.

Masa e paraqitjes në Polici është një muaj dhe llogaritet prej datës 19.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 19.03.2022, ndaj të miturve V.Q., A.B., L.B., dhe M.N.

Sipas njoftimit, të miturit V.Q., A.B., L.B., dhe M.N,., duhet të paraqiten në stacion policor në Prizren një herë në javë, nëse të miturit e shkelin këtë masë ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit.

Kurse është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurit F.Q., në kohëzgjatje prej 30 ditësh, e cila do të llogaritet prej datës 18.02.2022, dhe mund të zgjasë deri më datën 18.03.2022, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me katër të miturit ka kryer veprën penale nxitja e përçarjes dhe mos durimit.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së masë së sigurisë ndaj të miturve dhe ndaj të pandehurit F.Q., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: Të miturit V.Q., A.B., L.B., dhe M.N,., me datë 17 shkurt në orët e mesnatës në Prizren përball objektit të Konsullit Turk, të miturit së bashku nxisin publikisht urrejtje dhe përçarje mbi baza etnike duke e përbuzur simbolet kombëtare të komunitetit turk në atë mënyrë që të miturit deri sa ishin duke ecur së bashku ndalen në një shtyllë përball objektit të Konsulit Turk ku ishte vendosur në një shtyllë flamuri i Turqisë, dhe të miturit në bashkëkryerje e marrin flamurin dhe më pastaj duke ecur së bashku e gjuajnë në Lumbardh afër urës së gurit”, thuhet në njoftim.

Kurse, sipas njoftimit dërguar mediave nga Gjykata Themelore në Prizren, i pandehuri F.Q., në vend dhe kohë të njëjtë si më lartë, ka nxitur ose përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, etnike, në mënyrën e cila mund të prish rendin publik.

I njëjti në bashkëveprim me të miturit, është marrë vesh që ta heqin flamurin e shtetit Turk, i cili ishte i vendosur në shtyllën elektrike nga ana e kuvendit komunal në Prizren, për nder të festës së pavarësisë së Kosovës, të cilin më pas hedhin në Lumbardhë.

Më Shumë

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Lajmet e Fundit