Gjenden mbetje mortore në Lladroc të Malishevës

Në fshatin Lladroc të Malishevës, raportohet se janë gjetur disa mbetje mortore – eshtra të njerëzve.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


Në raport thuhet se, një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar me ekskavator ka hasur në disa mbetje mortore (eshtra të njerëzve).

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë bërë tërheqjen e mbetjeve (eshtrave) dhe me vendim të prokurorit dërgohen në IML”, njofton Policia./Betimi për Drejtësi

 

Më Shumë

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Lajmet e Fundit