Ngjarje e rëndë në Rahovec: Ia vendosin një granatë dore në oborrin e shtëpisë

Një person ka raportuar në polici se një i dyshuar ia ka vendosur në oborrin e shtëpisë një granatë dore dhe paraprakisht është kanosur me armë nga ai.

Rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Policia ka sekuestruar granatën e vendosur në oborrin e viktimës, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe një granat e cila ishte në automjetin e të dyshuarit

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE/ Fsh. Drenovc, Rahovec 21.02.2022-02:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur me armë zjarri ,në oborrin e tij i ka vendosur një granat dore e cila është sekuestruar ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe një granat e cila ishte në automjetin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Lajmet e Fundit