0.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Presidenti kroat, Milanoviq: Beogradi është i dobët, me çka do ta sulmojë Serbia, Kosovën – me armë prej ujit?

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka folur për mediat e vendit lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

Ndër të tjerash, ai tha se udhëheqja serbe, e cila ende nuk e ka dënuar agresionin rus, tani është në “zjarr” dhe se “po pret të shohë se çfarë do të ndodhë”.

Ai vlerësoi se Beogradi aktualisht është i dobët dhe nuk ka kapacitet për veprim agresiv, raporton index.hr.


“Udhëheqja serbe nuk di çfarë të thotë, ata janë në zjarr”, tha kroati duke shtuar se

“Beogradi po luan një lojë, ata presin që rusët të hyjnë në Kiev. Beogradi është i dobët, kë do ta sulmojë? Kosovën? Me çfarë? Me armë prej ujit?”, ka thënë i pari i shtetit kroat.

“Ata janë ulur dhe shikojnë se çfarë po ndodh. Ndoshta është koha që Beogradi të vendosë nëse do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Nëse Vuçiç njeh Donbasin, atëherë njohja e Kosovës duhet të justifikohet. Ata vetë kanë hyrë në një rreth të vështirë dhe vicioz”, tha ai.

Ndryshe, ushtria ruse tashmë është në afërsi të kryeqytetit ukrainas, Kievit ndërsa vendasit po mbrohen me çdo mjet të mundshëm. /Telegrafi

Më Shumë

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Policia, në raportin 24 orësh, ka thënë se gjatë gërmimit në Rahovec kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të...

Doktori kujdestar jep detaje për vdekjen e 8 vjeçares në Suharekë: Erdhi tek ne pa shenja jete

Një 8 vjeçare ka ndërruar jetë dje në Suharekë. Ajo është dërguar pa shenja jete dje rreth orës 21:30 në shërbimin urgjent të QKMF-së në...

Lajmet e Fundit