Temperatura në minus, parashikimi i motit për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu dhe bore, shkruan Gazeta Express.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes të -2 deri në 0 gradë celsius, teksa ato maksimale 3-5 gradë celsius.

“Pas këtyre ditëve të fundit me temperatura të larta, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express/

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit