“NATO-s i duhet Kosova”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se NATO-s i duhet Kosova. Ai teksa tregoi pse Kosova i duhet NATO-s, theksoi se procesi i anëtarësimit kërkon kohë dhe durim por që momentumi i tanishëm në mjedisin e ri të sigurisë kërkon kontributin e shtetit të Kosovës në NATO.

Ndërkohë që sot Kuvendi i Kosovës i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të marrë veprimet e nevojshme për dorëzimin e kërkesës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian, Këshill të Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Në paraqitjen e rezolutës ku dënohet agresioni rus në Ukrainë, legjislativi ka kërkuar edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së.

Postimi i plotë i Mehajt:

NATO-s i duhet Kosova

Ne, populli dhe vendi ynë me NATO-n kemi krijuar lidhje të pathyeshme.

Kosova është e mishëruar mes aleatëve në të dy anët e Atlantikut.

Bota sot ka ndryshuar, dhe NATO duhet të pranoj Kosovën në dyert e saj të hapura.

NATO-s i duhet Kosova.

I duhet si vlerë e shtuar, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë për brezat e ardhshëm kudo në Botë.

Për Humanitetin, Lirinë, Demokracinë dhe Solidaritetin.

Vendosmëria e NATO-së për mbrojtjen e këtyre vlerave, shpëtoi vendin dhe popullin tonë nga gjenocidi.

Ne e dimë më së miri vlerën e mbrojtësit të jetërave të njerëzve të pambrojtur nga e keqja.

Ne e dimë më së miri vlerën e luftëtarit kundër abuzimeve masive të të drejtave të njeriut.

Me NATO-n qëndruam dhe qëndrojmë përkrahë në operacionin KFOR në vendin tonë.

Me SHBA-në përkrah ishim në operacionin e stabilitetit në Kuvajt.

Me NATO-n përkrah ishim dhe jemi në operacionin humanitar për evakuimin e refugjatëve afgan.

Ne jemi të gatshëm edhe sot si partner e anëtar i NATO-s kudo që vlerësohet se mund të kontribuojmë.

Krahas forcave tona, gjithçka që krijuam në Republikën e Kosovës, e bëmë së bashku me NATO-n dhe vendet anëtare të saj.

Andaj Forca jonë, gjithçka që disponojmë është e ndërveprueshme me NATO-n.

Ne jemi të vetëdijshëm se procesi i anëtarësimit në NATO kërkon kohë dhe durim.

Por momentumi i tashëm në mjedisin e ri të sigurisë, kërkon tani kontributin tonë në NATO.

Kërkon tani anëtarësimin tonë.

Duam më shumë Kosovë në NATO.

Dhe më shumë NATO në Kosovë.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit