1.9 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Në kujtim të Epopesë së UÇK-së

Nga Zafir Berisha 

UÇK-së si guerilja më e suksesëshme e shekullit XX dhe vazhdimsi e rrezistencës nëpër breza, ishte rezultatë i vetëdisimit të shqiptarëve që erdhën nga e gjithë bota dhe kapën armën për t’i dhën fund sundimit serbo-sllavë në tokat shqiptare, e që me luftën e drejtë, bënë që kauza e saj e drejtë të mbeshtetet edhe nga aleanca e NATO-s!

Lufta e lavdishme e UÇK-së me mbështetjen edhe NATO-s, ishte lufta që mbrojti civilizimin evropian dhe rendin demokratik në botë, e cila u rrezikonte nga shteti gjenocidal i Serbis, ku kjo e fundit po vazhdon me ndihmën e Rusis dhe ndonjë aleati me ndëgjegje të vrarë që përmes njëfar gjykate në Hagë, përmes të cilës tentohet të njëlloset lavdia dhe nami i UÇK-së dhe mbeshtetësve të saj…!

Shumë vende nëpër botë, disa edhe në kontinentin e Evropës kanë probleme të brendëshme me shkeljen e të drejtave elementare të pakicave kombëtare, prandaj me vetëdije përfaqsuesit e tyre politik e institucional janë rreshtuar kundër suksesit të luftës së UÇK-së, e cila herët apo vonë ka me u marrur si model i sukses?shëm historik i luftës për liri.

Nga droja e këtij fakti të pakonteshtueshëm historik të UÇK-së, disa vende janë bërë pjesë e betejës poltike e diplomatike që përmes gjykatës së Hagës të njëllosin vlerat çlirimtare të UÇK-së, me iden për ta parandaluar modelin e suksesëshëm të kësaj lufte në vendet e tyre!

Serbia duke ditur se është fajtore për gjenocidin në Kosovë, me ndihmën e Rusis, duke përdorur një senator zvicerran (Dick Marty) dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës arriti të miratoj një “Rezolutë” në Këshillin e Evropës, me fakte e dosje të fabrikuara nga shërbimet sekrete serbe dhe argatët e tyre në Kosovë për ta njëllosur luftën e UÇK-s? dhe bartësve të saj!

Idea e Serbis dhe mbështetësve të saj është që mundësishtë ta kriminalizoj luftën çlirimtare të UÇK-së, dhe ta barazoj me luftën gjenocidale që ka bërë vetë në Kosovë, për me mujtë pastaj me përfituar diçka nga humbja dhe goditja e madhe që ka marrur nga lufta e lavdishme e UÇK-së.Lavdia u takon atyre që u flijuan për Kosovë!

Më Shumë

Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare 

Tash e disa ditë shumë bashkatdhetarë ia kanë mësy vendlindjes së tyre Kosovës.   Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në...

Tentohet të digjet një restorant në Prizren, policia në kërkim të dyshuarve

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Reçan të Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur në...

Lajmet e Fundit