14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Lajçak pas takimit me Kurtin: Biseduam për hapat e ardhshëm konkret në rrethanat aktuale

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ndërsa theksoi se kanë biseduar për hapat e ardhshëm konkret për dialogun në rrethanat aktuale.

Lajçak kështu njoftoi përmes një postimi në Twitter.

“Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për hapat e ardhshëm, konkret për të çuar përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, shkruan Lajçak.

Ditë më parë në Bruksel është zhvilluar takimi i gjashtë i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.

Mbajtja e këtij takimi është konfirmuar nga i Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ekspertët e BE-së ndihmuan të dy delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike.

Pas kësaj, njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, i ka reaguar ashpër përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Bugajski e quajti “shaka”, deklarimin e Lajçakut në lidhje me zgjidhjen e problemit për targat mes Kosovës e Serbisë.

Ai është shprehur se është koha që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të hyjnë në NATO.

“Kjo duhet të jetë një shaka. Ukraina po digjet, regjimet ruse dhe serbe po destabilizojnë Evropën dhe BE-ja po negocion targat? Është koha që Kosova dhe Bosnja të hyjnë në NATO”, shkruan Bugajski. /Telegrafi/

Më Shumë

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Ismet Kryeziu, nga KDI, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar falje rreth reagimit që ai ka pasur pas humbjes së Kosovës...

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Lajmet e Fundit