Dy persona në Prizren e rrahin një tjetër, ‘mollë sherri’ dyshohet se ishte fjalosja mes fëmijëve

Një rast i lëndimit trupor ka ndodhur dje në Prizren, ku dy persona e kanë rrahur një tjetër.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e rajonit të Prizrenit, të cilët kanë dhënë detaje.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Vesel Gashi, motivi i rrahjes dyshohet të ketë qenë një fjalosje mes fëmijëve, ku dy të dyshuar e kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ai njoftoi se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në ndalim, ndërsa personi tjetër është ende në kërkim.

“Një person është i ndaluar tjetri është në kërkim për shkak të një lëndimi trupor që ka ndodh në Prizren. Sipas informatave, deri te kjo ka ardhur si pasojë e një fjalosje mes fëmijëve”, tha Gashi./Gazeta Sinjal/

Më Shumë

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit