-0.7 C
Prizren
E martë, 14 Janar, 2025

Ndahen çmimet për gazetarët më të mirë të sportit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarët më të mirë të sportit “Çmimet Ali Shala 2021”, organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Faton Polisi mori çmimin për kronikën më të mirë televizive në sport, Kemajl Goca – shkrimi më i mirë, Shpend Ahmeti – fotografia më e mirë dhe Eljona Patriku u zgjodh raportuesja më e mirë e re në sport. Çmimin për vepër jetësore e mori gazetari Gani Begu, ndërsa çmimi post-mortum iu nda kontribuuesit tw madh të hendbollit të Kosovës, Ahmet Hysenaj – Petrova.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Ministri Ceku ndër të tjera në fjalën e tij tha që gazetarinë sportive MKRS e konsideron partner të rëndësishëm në zhvillimin e politikave dhe në avancimin e tërësishëm të sportit.

Në këtë ngjarje morën pjesë krerët e sportit dhe të gazetarisë sportive në Kosovë, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Leonard Tase, këshilltar i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, drejtuesit e SGGSK-së të udhëhequr nga gazetari Edmond Thaçi, Dekani i Shkencave Sportive në Universitetin e Prishtinës, Musa Selimi, gazetarët e mirënjohur, Defrim Methasani e Altin Sulçe, Shaban Sinani, përfaqësues të organizatave sportive dhe gazetarë sportiv./ KultPlus.com

Më Shumë

AAK-ja në Prizren prezanton programin për fuqizimin e gruas në Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren ka prezantuar programin për fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe...

Themelohet Këshilli Ekonomik Lokal në Prizren

Komuna e Prizrenit ka themeluar Këshillin Ekonomik Lokal. Themelimi është bërë me vendim të kryetarit Shaqir Totaj. “Me vendim të Kryetarit Shaqir Totaj, sot u themelua...

Lajmet e Fundit