PSG do të bllokojë largimin e Messit dhe të Ramos

Paris Saint-Germain do të bllokonte çdo rikthim të mundshëm për Lionel Messin dhe Sergio Ramos, te Barcelona, respektivisht te Real Madridi, raporton Marca.

Raportimet sugjerojnë se të dy lojtarët janë të prirur të kthehen në skuadrat e tyre të mëparshme pas një viti të parë të vështirë në Francë.

Por, klubi parisien i sheh ata si yjet kryesorë në mesin e skuadrës së tyre dhe nuk do të lejonte largimin e tyre.

Edhe pse Messi thuhet se ka kërkuar që Barcelona të realizojë rikthimin e tij në Camp Nou, sidomos pas rikthimit të Xavit në klub si trajner.

Katalunasit po kalojnë nëpër një formë të shkëlqyer dhe këtë e treoi më së miri fitorja 4-0 ndaj Real Madridit të dielën e javës që shkoi.

Në anën tjetër, Ramos nuk e ka gjetur vetën në Parkun e Princave, pasi lëndimet po vazhdojnë ta penalizojnë dhe një largim i tij është më i mundur. /Telegrafi/

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

 

 

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit