15.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Katie Price fotografohet duke shijuar çaste intime me të fejuarin gjatë pushimeve në Tajlandë

Modelja Katie Price tregoi gjinjtë e saj të mëdhenj e veshur me bikini të vogla, teksa freskohej pranë pishinës me të fejuarin Carl Woods.

Ylli dukej e relaksuar në Tajlandë, teksa tregonte rezultatin e operacionit të fundit plastik që kreu në gjoksin e saj, shkruan The Sun.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Carl, 33 vjeç, u pa aty pranë në fotografitë ekskluzive të siguruara nga tabloidi The Sun dhe soditi me adhurim zonjushën e tij, e cila i la pak vend imagjinatës duke u shfaqur me bikini të verdhë me dizajn të kaktuseve të gjelbra në to.

Foto: Backgrid

Katie i mblodhi flokët e saj natyrale në një topuz, ndërsa gjithashtu tregoi koleksionin e saj mbresëlënës të tatuazheve.

Por gjinjtë e saj të rinj morën vëmendje në ishullin turistik luksoz të Koh Samui, ku ajo vendosi të kalojë pushimet pas operacionit të fundit të gjoksit.

Foto: Backgrid

Ylli tha javën e kaluar se ndërhyrja e saj e fundit me gjoksin ishte procedura e saj e 24-të në gjoks – pasi e kishte nisur duke bërë operacionin e parë plastik në vitin 1998.

Ajo u tha fansave se implantet e gjoksit të saj janë në një kasafortë në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë “në shitje për një milion funte”.

Foto: Backgrid

Katie është e mbuluar me tatuazhe – ajo ka një fotografi të madhe të fytyrës së Carlit tatuazh, që të përputhet me atë që ai ka si tatuazh në trupin e tij.

Dyshja i quajnë këto tatuazhe të përbashkëta “më shumë se një tatuazh – një nderim për njëri-tjetrin”.

Foto: Backgrid

Konturet e luleve dhe gjetheve mund të shihen gjithashtu në një tatuazh në kyçin e dorës së saj, tatuazh i cila dikur ishte me emrin e ish-bashkëshortit të saj, Peter Andre.

Tatuazhi kishte emrin ‘Pete’ të rrethuar me zemra, por më vonë ajo e mbuloi atë duke e shndërruar në trëndafil, pas ndarjes.

Foto: Backgrid

Ajo ka bërë dy tatuazhe të reja në udhëtimin e saj në Tajlandë – e para prej të cilave mbuloi parakrahun e saj me lule në atë që mendohet të jetë një dedikim për nënën e saj të sëmurë Amy. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

 

Më Shumë

Pesë vite më parë, mbylli perden përgjithmonë aktori Adem Mikullovci

Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para pesë viteve, vdiq aktori Adem Mikullovci. Ai iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas...

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Slloveni

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë –Slloveni, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, e cila...

Lajmet e Fundit